REL: Në Graçanicë votojnë edhe serbët e zhvendosur nga Kosova

Nacionale

<div><div><img width="590" height="321" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/809988-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="REL: Në Graçanicë votojnë edhe serbët e zhvendosur nga Kosova" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="590" height="321" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/809988-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="REL: Në Graçanicë votojnë edhe serbët e zhvendosur nga Kosova" loading="lazy"></p>Në disa qendra votimi në komunën e Graçanicës, të drejtën e tyre të votës e kanë shfrytëzuar edhe serbët e zhvendosur nga Kosova, sipas gazetares së Radios Evropa e Lirë që po raporton nga terreni. Ndërkohë, Komisariati për Refugjatë dhe Migracion i Serbisë i ka ftuar personat e zhvendosur nga Kosova që të votojnë për</div>

Madhësia e shkronjave

Në disa qendra votimi në komunën e Graçanicës, të drejtën e tyre të votës e kanë shfrytëzuar edhe serbët e zhvendosur nga Kosova, sipas gazetares së Radios Evropa e Lirë që po raporton nga terreni.
Ndërkohë, Komisariati për Refugjatë dhe Migracion i Serbisë i ka ftuar personat e zhvendosur nga Kosova që të votojnë për zgjedhjet e së dielës, duke theksuar se çdo votë është e rëndësishme “për mbijetesën e popullit serb”.
Po ashtu, shteti i Serbisë, i cili e mbështet partinë Lista Serbe, ishte angazhuar që të organizonte votimin e personave të zhvendosur nga Kosova edhe në zgjedhjet parlamentare të shkurtit, si dhe në zgjedhjet lokale të mbajtura në tetor./REL/