Gratë që i janë nënshtruar largimit të gjirit si pasojë e kancerit mund të informohen për mundësitë e rindërtimit të tij edhe në sistemin publik shëndetësor në Kosovë. Megjithatë, mungesa e informimit vazhdon të jetë një nga sfidat kryesore.
Kështu ka deklaruar kirurgia Violeta Zatriqi, e ftuar në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, i cili është i mbështetur nga United Hospital dhe Qendra Laserike e Syrit “Kubati”, foli për zhvillimin e shërbimeve të kirurgjisë rekonstruktive në Klinikën e Kirurgjisë Plastike në QKUK.

Zatriqi shpjegoi se rindërtimi i gjirit nuk ka vetëm dimension estetik, por mund të ndikojë edhe në mirëqenien psikologjike dhe cilësinë e jetës së grave që kanë kaluar nëpër trajtimin e kancerit.
Ajo tregoi se një nga synimet e saj në drejtimin e klinikës ka qenë zhvillimi i këtij shërbimi në kuadër të institucioneve publike.
Sipas saj, përveç sigurimit të materialeve dhe kushteve për realizimin e ndërhyrjeve, është dashur të punohet edhe në informimin e pacienteve për mundësitë që ekzistojnë.
Rekonstruksioni mund të realizohet në kohë të ndryshme, varësisht nga gjendja shëndetësore, trajtimi onkologjik dhe preferencat e pacientes. Jo çdo grua është kandidate për të njëjtën procedurë.
Nga operacionet estetike te rindërtimi i gjirit pas kancerit – kirurgia Violeta Zatriqi flet për rreziqet, paragjykimet dhe sfidat në Kosovë
Zatriqi theksoi rëndësinë që gratë të marrin informacionin e nevojshëm dhe të konsultohen me ekipin mjekësor përpara vendimmarrjes.
Për më shumë shikoni të plotë podcastin “Shëndeti në rend të parë”:
– YouTube www.youtube.com





