Reagon Trump pas rrëzimit të aeroplanit amerikan në Iran

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se rrëzimi i një aeroplani luftarak amerikan F-15 nuk do të ndikojë në negociata. Trump refuzoi të diskutonte specifikat e përpjekjeve të vazhdueshme të kërkim-shpëtimit në Iran. Ai shprehu zhgënjim në ...

Bota

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se rrëzimi i një aeroplani luftarak amerikan F-15 nuk do të ndikojë në negociata.

Trump refuzoi të diskutonte specifikat e përpjekjeve të vazhdueshme të kërkim-shpëtimit në Iran.

Ai shprehu zhgënjim në lidhje me disa nga mbulimet e asaj që është qartësisht një operacion ushtarak intensiv dhe i ndjeshëm.

I pyetur nëse ngjarjet e sotme do të ndikojnë në ndonjë negociatë me Iranin, ai tha: “Jo, aspak”.

“Jo, është luftë. Jemi në luftë”, tha Trump.

Ndryshe, kjo është hera e parë që dëgjojmë nga presidenti i SHBA-së për incidentin, ndërsa kërkimet ende po zhvillohen për të gjetur njërin nga dy pilotët.

Piloti tjetër është shpëtuar i gjallë. /Telegrafi/