Reagon e dashura e Klodit, flet për Elijonen

Nga komentet për Elijonën tek përkrahja për Klodin, Alice Maselli ka thyer heshtjen dhe ka sqaruar gjithçka.
Pas dasmës së improvizuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, i gjithë rrjeti u kthye nga ajo për të parë reagimin e saj ndaj afrimitetit të Klodit me banoren tjetër.
Në një video live në TikTok, Alice ka reaguar për herë të parë pas dy jave duke treguar presionin e madh që ka ndjerë nga publiku. Ajo u shpreh se ka marrë mesazhe shumë të këqija çdo ditë dhe se erdhi një pikë ku u bë e rëndë të dëgjonte njerëzit duke folur për të, prandaj vendosi të bëjë këtë sqarim publik.
Kur u pyet për Elijonën dhe vajzat e tjera, Alice tha se beson plotësisht te miqësia djalë-vajzë dhe nuk sheh asnjë problem me këtë, për sa kohë që mbeten thjesht MIQ. Madje, ajo shtoi me humor se raporti mes Klodit dhe Londrimit i duket shumë “funny” kur i sheh bashkë.
Në fund, ajo dha edhe lajmin që të gjithë prisnin për finalen e madhe në Prishtinë.
Gjithmonë nëse nuk ka dashur ta prishë surprizën, ajo tha se nuk do të mundet të jetë fizikisht e pranishme. Alice deklaroi prerë: “Do ta mbështes Klodin”.