Rikthimi i shumëpritur i Justin Bieber në Coachella ka shkaktuar reagime të përziera te fansat, pasi performanca e tij në skenë u konsiderua ndryshe nga pritshmëritë e publikut.
Këngëtari 32-vjeçar doli në skenë i veshur thjesht me bluzë me kapuç, pantallona të shkurtra dhe syze dielli, duke sjellë një set më të fokusuar në këngë më pak të njohura të periudhës së fundit, ndërsa hitet e tij të mëdha u dëgjuan vetëm në fragmente të shkurtra.

Një pjesë e performancës përfshinte edhe momente ku ai përdorte laptopin për të shfaqur klipe dhe për të kënduar mbi to, duke i dhënë shfaqjes një format të pazakontë, shkruan DailyMail.
Para koncertit, shumë fansa kishin shpresuar të dëgjonin hitet e tij më të njohura, por pjesa më e madhe e setit u përqendrua në materiale më të reja, gjë që solli kritika dhe reagime të shumta në rrjete sociale.
Disa e cilësuan performancën si të thjeshtë dhe të pazakontë për një artist kryesor të festivalit, ndërsa të tjerë e panë si një qasje më të qetë dhe ndryshe artistike.
Edhe pse reagimet ishin të ndara, një pjesë e publikut vlerësoi qasjen e tij më intime në skenë, duke e parë si një performancë më të lirë dhe të çliruar nga formatet tradicionale të festivaleve të mëdha. /Telegrafi/





