Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka reguar sot pas tragjedisë në Austri, ku katër persona kanë humbur, tre prej tyre shtetas të Kosovës në një kantier ndërtimi në Vjenë.
Hamza në një postim në Facebook shkruan se në këto momente të vështira me mendje dhe zemër janë pranë familjarëve të viktimave.

“I pikëlluar thellë nga tragjedia në Austri, ku humbën jetën disa persona, mes tyre tre të rinj nga Kosova. Ngushëllime të sinqerta për familjet dhe të afërmit e tyre. Në këto momente të vështira, me mendje e zemër jemi pranë tyre”, shkruan Hamza. /Telegrafi/




