Rasti i Koçanit, Prokuroria Publike: Ndryshimi i prokurorit nuk i vonon procedurat

Pas vendimeve të fundit të Këshillit të Prokurorëve Publikë për përzgjedhjen e prokurorëve në PTHPNKOK, Prokuroria Publike tashmë ka ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të siguruar efikasitet dhe zhvillim të qetë të të gjitha procedurave në vaz...

Nacionale
Reklame

Pas vendimeve të fundit të Këshillit të Prokurorëve Publikë për përzgjedhjen e prokurorëve në PTHPNKOK, Prokuroria Publike tashmë ka ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të siguruar efikasitet dhe zhvillim të qetë të të gjitha procedurave në vazhdim.

Asnjë proces i filluar, siç njoftoi sot, nuk do të pësojë vonesa ose ndërlikime të pajustifikuara, dhe në sallën e gjyqit do të ketë një prokuror publik të gatshëm për të përfaqësuar akuzën.

“Prokuroria Publike është një organ i vetëm dhe një ndërrim i mundshëm i prokurorit publik gjatë zhvillimit të rasteve, i cili mund të ndodhë për arsye të ndryshme, nuk ndikon në dinamikën dhe mënyrën e zhvillimit të procedurës. Gjykata e vëren ndërrimin e prokurorit dhe gjykimi vazhdon aty ku ka mbaruar, pra nuk ka nevojë të përsëritet procedura”, citon Prokuroria Publike.

Prokuroria Publike apelon për komentim dhe informim publik të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm, veçanërisht për rastet që lidhen me tragjedinë e Koçanit, sepse, siç thekson, të gjitha spekulimet dhe të pavërtetat e shprehura publikisht se si ndryshimi i prokurorit publik mund të ndikojë në procedurat në vazhdim i shqetësojnë thellësisht familjet e viktimave, por edhe të gjithë publikun.