Profesori Lulzim Rashiti ka reaguar përmes një statusi në Facebook ndaj deklaratave të fundit të Kryetarit të Kuvendit të Bujanocit, Driton Rexhepi, lidhur me vendkalimet kufitare në Dobrosin dhe Breznicë.
Në reagimin e tij, Rashiti është shprehur kritik ndaj asaj që ai i cilëson si deklarata të nxituara dhe të papërgjegjshme.

“Mjaft me fjalë të kota e deklarata të ngutshme nga Novosella. Nuk luhet me ndjenjat e popullit,” ka shkruar ai.
Ai ka theksuar se zyrtarët publikë duhet të tregojnë më shumë përgjegjësi në komunikimet e tyre, duke kërkuar transparencë dhe seriozitet.
“Dilni hapur dhe jepni llogari për deklaratat publike që i bëni. Populli meriton respekt, transparencë dhe seriozitet, jo manipulime e lojëra,” ka shtuar Rashiti në postimin e tij.
Ky reagim i publikuar në rrjetin social Facebook vjen në një kohë kur çështja e vendkalimeve kufitare vazhdon të jetë temë diskutimi në opinionin publik.




