Ramush Haradinaj për Shpat Kasapin: Sa isha në Hagë, ishte vullnetar në kampanjat për drejtësi për mua

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas vdekjes së këngëtarit Shpat Kasapi.
Ai tha se sa ishte në Hagë, Shpati ishte njëri prej vullnetarëve të kampanjave që kërkonin drejtësi për të.
“https://bujanoci.net/wp-content/themes/bujanocinet/images/lajmi-fundit-placeholder.png për ndarjen nga jeta të artistit Shpat Kasapi, është lajm i trishtë për shqiptarët e posaçërisht për skenën e artit të cilës Shpati i dha shumë. Sa kam qenë duke u përballur me drejtësinë në Hagë, Shpati dhe shumë artistë tjerë ishin vullnetarë të kampanjave që kërkonin drejtësi për mua, andaj mirënjohja është e përjetëshme”, ka shkruar Haradinaj.