Ballina Nacionale Rama direkt nga Haga: Detaje nga procesi që po shkon drejt finalizimit

Rama direkt nga Haga: Detaje nga procesi që po shkon drejt finalizimit

2

Për emisionin Gazeta, njëri nga drejtuesit e Kanal10 dhe gazetari Fidan Rama raportoi drejtpërdrejt nga Haga për zhvillimet e fundit në Dhomat e Specializuara të Kosovës, teksa procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po shkon drejt fazës përfundimtare.
Sipas Ramës, në fillim të seancës së sotme u paraqit fjala përmbyllëse e mbrojtjes së të akuzuarit Jakup Krasniqi, e cila hodhi poshtë pothuajse të gjitha provat e prezantuara nga Prokuroria, duke kërkuar që ato të mos merren për bazë nga trupi gjykues dhe që Krasniqi të shpallet i lirë.
Nëse flasim për ditën e sotme, atë të parafundit, në fillim të seancës ka pasur fjalë përmbyllëse nga mbrojtja e Jakup Krasniqit, e cila ka hedhur poshtë pothuajse të gjitha provat e prezantuara nga Prokuroria, duke kërkuar që trupi gjykues të mos i marrë për bazë ato dhe që i akuzuari të shpallet i lirë”, ka deklaruar Rama.
Ai theksoi se pjesa më e madhe e seancës u karakterizua nga debatet ndërmjet trupit gjykues, Prokurorisë dhe palës mbrojtëse, përmes pyetjeve të fundit dhe përgjigjeve përkatëse, të cilat sipas tij japin sinjale të qarta për mënyrën se si gjykata po i trajton argumentet e palëve.
Një zhvillim interesant, siç raportoi Rama, ishte shtyrja e seancës për rreth 40 minuta për shkak të një problemi teknik – një situatë e pazakontë që nga fillimi i këtij procesi gjyqësor. Seanca është mbyllur gjatë ditës së sotme, ndërsa tashmë priten hapat e radhës në një proces që po i afrohet finalizimit.
Më shumë detaje:

- Reklamë -