“Qiti paret kryeministër”, Përparim Rama bën shaka pas fitores historike të Kosovës

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama e ka “rikthyer” deklaratën e famshme “Qiti paret kryeminstër” pas fitores historike të Kosovës ndaj Sllovakisë. Kryeminstri Kurti ka premtuar 500 mijë euro në rast që Kosova kualifikohet në finalen e play-offit të ...

Sport

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama e ka “rikthyer” deklaratën e famshme “Qiti paret kryeminstër” pas fitores historike të Kosovës ndaj Sllovakisë.

Kryeminstri Kurti ka premtuar 500 mijë euro në rast që Kosova kualifikohet në finalen e play-offit të Kupës së Botës, gjë që e arritën me triumf 3-4 te sllovakët.

Rama, i cili ishte i pranishëm në Bratislavë pranë shumë emrave tjerë të politikës, përfshirë edhe Faton Pecin, ka publikuar një foto nga festa në stadium.

“Qiti paret kryeministër Albin Kurti”, shkroi ai ndër të tjera.

Ndërkohë, Kurti ka premtuar edhe 1 milion euro në rast që Kosova e siguron pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror ndaj Turqisë të martën e ardhshme./Telegrafi/