Qeveria e Serbisë ka miratuar një vendim të ri për vitin 2026, sipas të cilit prindërit mund të përfitojnë fonde të pakthyeshme deri në 2.340.000 dinarë (rreth 20.000 euro) për zgjidhjen e çështjes së strehimit, bazuar në lindjen e një fëmije. Kjo mbështetje financiare mund të përdoret për: • Ndërtimin e një shtëpie, • Blerjen e një shtëpie apo apartamenti, • Mbulesën e një pjese të kredisë për blerje banese. Sipas vendimit, shteti mbulon deri në 20% të vlerës së pronës, ndërsa në zona të shpallura si të pazhvilluara mund të mbulojë deri në 50% të kostos së ndërtimit. Ndihma është bespovratëse dhe nuk duhet kthyer. E drejta për këtë përfitim u takon prindërve që nuk kanë përfituar më parë subvencione të ngjashme për strehim dhe që plotësojnë kriteret ligjore të përcaktuara nga institucionet përkatëse. Për këtë program, në buxhetin e vitit 2026 janë ndarë mbi 1.15 miliard dinarë, me synim mbështetjen e familjeve të reja dhe rritjen e natalitet
Qeveria e Serbisë merr vendim: Prindërit përfitojnë deri në 2.340.000 dinarë për strehim
- Reklamë -











