Qeveria sot në një mbledhje të jashtëzakonshme ka miratuar një paketë masash me qëllim që të parandalohet kërcimi drastik i çmimeve të karburanteve në pikat e karburantit në Maqedoni.
Pas përfundimit të mbledhjes, kryeministri Hristijan Mickoski në një konferencë për shtyp njoftoi vendimin me të cilin shteti do të ndërhyjë në tregun e derivateve të naftës.

Sipas kryeministrit Mickoski, qëllimi kryesor është mbrojtja e standardit të qytetarëve në kushtet kur çmimet në bursat botërore po rriten për shkak të krizës në Lindjen e Mesme.
Kryeministri Mickoski njoftoi se kanë vendosur që Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) të ulet nga 18% në 10%. Me këtë masë, çmimi i benzinës mbetet i pandryshuar, ndërsa çmimi i naftës (dizelit) do të rritet vetëm për 3 deri në 3.5 denarë për litër.








