Qëllonte me armë zjarri duke terrorizuar banorët, arrestohet 40 vjeçari në Maliq

Arrestohet 40 vjeçari pasi qëllonte me armë zjarri, duke terrorizuar banorët dhe rrezikuar jetën e tyre, në Maliq. Sipas një postimi të Policisë së Shtetit bëhet e ditur se pos 40 vjeçarit është arrestuar dhe një shtetas grek. "Në pranga edhe një sht...

Nacionale

Arrestohet 40 vjeçari pasi qëllonte me armë zjarri, duke terrorizuar banorët dhe rrezikuar jetën e tyre, në Maliq.

Sipas një postimi të Policisë së Shtetit bëhet e ditur se pos 40 vjeçarit është arrestuar dhe një shtetas grek.

“Në pranga edhe një shtetas grek, që ishte bashkë me 40-vjeçarin. Sekuestrohen arma e zjarrit tip kallashnikov, municion luftarak, fara kanabisi dhe një aparat metalkërkues. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Orman, një shtetas po qëllonte me armë zjarri, duke terrorizuar banorët dhe rrezikuar jetën e tyre, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje”, thuhet në postim.

Tutje bëhet e ditur se si ri rezultat i veprimeve të shpejta dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbimet e Policisë lokalizuan, neutralizuan dhe vunë në pranga shtetasin K. A., 40 vjeç, banues në fshatin Orman, Maliq, i dënuar më parë për vjedhje dhe për prodhim e shitje të narkotikëve.

“Në vendngjarje u sekuestruan arma e zjarrit tip kallashnikov dhe municion luftarak. Gjatë kontrollit në banesën e 40-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën fara kanabisi dhe një aparat metalkërkues, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë, për veprën penale ‘Moskallëzimi i krimit’, edhe shtetasi grek D. P., 48 vjeç, banues në Athinë, i cili ishte bashkë me 40-vjeçarin në momentin kur ai qëllonte me armë zjarri”. /Telegrafi/