Qëlloi drejt shtëpisë së Rihannës nga një Tesla, arrestohet një grua 30-vjeçare

Një grua e armatosur, e cila po drejtonte një Tesla, është arrestuar pasi dyshohet se hapi zjarr drejt shtëpisë së këngëtares Rihanna në Beverly Hills.

Sipas Departamentit të Policisë së Los Anxhelosit, e dyshuara 30-vjeçare qëlloi disa herë drejt rezidencës së artistes nga automjeti i saj, ndërsa Rihanna ndodhej brenda shtëpisë. Fatmirësisht, nga incidenti nuk u raportua asnjë i lënduar.

Mediat amerikane raportojnë se në vendngjarje u dëgjuan të paktën dhjetë të shtëna nga një Tesla e bardhë, përpara se shoferja të largohej nga zona. Policia nisi menjëherë kërkimet për automjetin, i cili u përshkrua si i ndotur në pjesën e poshtme, detaj që ndihmoi në identifikimin e tij, shkruan DailyMail.

Automjeti u lokalizua më vonë në një parking në Sherman Oaks nga një helikopter policie, ku edhe u bë arrestimi i gruas së dyshuar.

Sipas burimeve pranë çiftit, Rihanna dhe partneri i saj ASAP Rocky nuk janë në dijeni të plotë për atë që ka ndodhur. Në momentin e të shtënave, Rocky nuk ndodhej në shtëpi.

Rihanna e bleu rezidencën luksoze në vitin 2021 për rreth 9.2 milionë euro. Shtëpia ndodhet në një zonë të qetë dhe ofron privatësi të plotë, me pesë dhoma gjumi dhe shtatë banjo.

Ngjarja po hetohet nga Divizioni i Grabitjeve dhe Vrasjeve i policisë së Los Angelesit, ndërsa motivi i incidentit mbetet ende i paqartë. /Telegrafi/