Jessie J ka ndarë me fansat një moment shumë emocional pasi ka konfirmuar se është pa kancer, rreth një vit pas diagnozës me kancer të gjirit.
Këngëtarja britanike publikoi një video në Instagram ku shihet duke pritur rezultatet e kontrollit mjekësor.

Në momentin kur mëson lajmin, ajo e përshkruan reagimin e saj si shumë emocional, duke thënë se ka qarë për orë të tëra nga lehtësimi, shkruan BBC.
Jessie J tha se pas një periudhe të gjatë ankthi dhe trajtimesh, më në fund ka mundur të marrë frymë e qetë dhe ta përpunojë emocionalisht këtë përvojë.
Ajo u diagnostikua me kancer të gjirit vitin e kaluar dhe iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale dhe trajtimeve të mëtejshme, duke u tërhequr për një kohë edhe nga aktivitetet muzikore.
Këngëtarja ka folur më parë hapur për problemet e saj shëndetësore dhe përpjekjet gjatë viteve, duke thënë se kjo eksperiencë i ka dhënë një perspektivë krejt tjetër për jetën. /Telegrafi/





