Mateo Borri dhe Brikena Selmani po vazhdojnë të jenë edhe më të afërt me njëri-tjetrin.
Dyshja e Big Brother VIP Albania 5 gjatë këtyre ditëve kanë qëndruar vazhdimisht bashkë, e të përqafuar.
Ata edhe këtë herë shfaqen në disa momente intime, gjë që ky raport tashmë po komentohet gjerësisht.

Raportet e tyre u rregulluan sërish pas veprimit të banorit, i cili tentoi t’ia vidhte një puthje.
Kjo gjë e bëri të mërzitur modelen nga Kosova, pasi theksoi se do që të ndodhë spontanisht.
Megjithatë, ajo bëri me dije sërish se ka pëlqim për Mateon dhe se do që ta njohë më shumë.
Meqë është në nominim, Brikena ka shprehur gatishmëri që të dalë me të, për të vazhduar raportin jashtë. /Telegrafi/





