Pas dorëzimit të presidencës, Vjosa Osmani ka shpërndarë një tjetër mesazh në Facebook.
Këtë institucion e ndërtoi Presidenti Rugova si institucion të fortë, me integritet e me aleatë. Dhe të tillë, po e lë pas”, ka shkruar ajo.

Osmani vazhdon më tej: “Puna për atdheun tonë, vazhdon!”, pa specifikuar saktësisht angazhimin e saj të ardhshëm.
Ajo është larguar nga presidenca me veturën që dikur e kishte përdorur Ibrahim Rugova sa kishte qenë president
Kohëve të fundit, ajo është përfolur për një rikthim të mundshëm në LDK, por deri tani nuk ka asnjë konfirmim konkret në këtë drejtim./Telegrafi/





