Publikohet analiza në Francë për “pasivizimin” e shqiptarëve në Serbi, reagon Ragmi Mustafi

Është publikuar për herë të parë në gjuhën frënge një analizë e mirëfilltë akademike mbi fenomenin e “pasivizimit”, si mekanizëm i fshirjes administrative dhe marginalizimit strukturor të shqiptarëve në Serbia. Studimi është botuar nga Fondation Jean-Jaurès, një nga fondacionet më prestigjioze në Francë. Lajmin e ka bërë të ditur Ragmi Mustafi, i cili e cilësoi […]

Vendore

Është publikuar për herë të parë në gjuhën frënge një analizë e mirëfilltë akademike mbi fenomenin e “pasivizimit”, si mekanizëm i fshirjes administrative dhe marginalizimit strukturor të shqiptarëve në Serbia. Studimi është botuar nga Fondation Jean-Jaurès, një nga fondacionet më prestigjioze në Francë.

Lajmin e ka bërë të ditur Ragmi Mustafi, i cili e cilësoi këtë publikim si një hap të rëndësishëm në ndërkombëtarizimin e çështjes së shqiptarëve në Lugina e Preshevës.

Sipas Mustafit, analiza e vendos fenomenin e “pasivizimit” në një kornizë më të gjerë evropiane dhe e trajton atë jo vetëm si praktikë administrative, por si një formë të institucionalizuar të përjashtimit, me pasoja të thella juridike, politike dhe identitare për komunitetin shqiptar.

Ai ka shprehur gjithashtu mirënjohje për Sébastien Gricourt për kontributin dhe angazhimin në artikulimin e kësaj çështjeje në diskursin akademik dhe politik në Francë.

Ky publikim konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt rritjes së ndërgjegjësimit ndërkombëtar dhe fuqizimit të debatit mbi të drejtat e njeriut dhe të pakicave në rajon.