Publikohen pamjet pas goditjes nga raketa iraniane – brenda aeroportit në Azerbajxhan

Videoja që po qarkullon në rrjetet sociale tregon pamje nga një aeroporti në Azerbajxhan që është goditur nga një dron i dyshuar iranian. Incidenti ka rritur tensionet në rajon dhe ka shkaktuar reagime të forta nga autoritetet azerbajxhanase.

Sipas raportimeve, gjatë ditës së sotme disa dronë kanë sulmuar rajonin e Nakhçivanit. Ky rajon është një enklavë e Azerbajxhanit, e cila është e ndarë nga pjesa kryesore e territorit të vendit nga Armenia.

Për shkak të pozicionit gjeografik dhe rëndësisë strategjike, çdo incident në këtë zonë konsiderohet shumë i ndjeshëm për sigurinë rajonale.

Dronët kanë goditur aeroportin e Nakhçivanit, duke shkaktuar dëme dhe duke alarmuar autoritetet lokale. Përveç aeroportit, një nga dronët ka rënë edhe pranë një shkolle në vendbanimin Shakarabad, gjë që ka shtuar shqetësimin për sigurinë e civilëve në zonë.

Deri tani, Irani nuk ka dhënë ndonjë shpjegim të qartë apo reagim zyrtar lidhur me incidentin. Nga ana tjetër, në Azerbajxhan reagimi ka qenë i drejtpërdrejtë: zyrtarët e kanë cilësuar ngjarjen si një sulm ndaj territorit të Republikës së Azerbajxhanit.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa pritet të shihet nëse do të ketë reagime të tjera diplomatike ose zhvillime të reja në lidhje me këtë incident. /Telegrafi/

EvropaNga BotaBotë