PSG triumfon bindshëm ndaj Nice dhe rimerr kreun e Ligue 1

Paris Saint-Germain ka shënuar fitore të thellë në udhëtim te Nice, në kuadër të xhiros së 27-të në Ligue 1. “Parisienët” arkëtuan pikët e plota falë një fitore të thellë 0-4, sfidë që e dominuan në të gjitha aspektet. PSG e nisi fuqishëm me Khvicha ...

Sport

Paris Saint-Germain ka shënuar fitore të thellë në udhëtim te Nice, në kuadër të xhiros së 27-të në Ligue 1.

“Parisienët” arkëtuan pikët e plota falë një fitore të thellë 0-4, sfidë që e dominuan në të gjitha aspektet.

PSG e nisi fuqishëm me Khvicha Kvaratskhelia që kishte disa raste shënimi por që assesi s’ia doli t’i finalizonte.

Sidoqoftë, pas një prekje të topit me dorë nga Sanson – PSG kaloi në epërsi përmes Nuno Mendes (42’), që u tregua i saktë nga pika e bardhë (42’).

Mendes pastaj asistoi për Desire Doue, i cili me një finalizim të bukur e dyfishoi epërsinë (49’).

Situata për Nice u vështirësua kur Youssouf Ndayishimiye mori karton të kuq dhe si pasojë u përjashtua nga loja (61’).

Me një lojtar më shumë, PSG-ja veçse i rriti edhe më shumë sulmet e njëpasnjëshme. Dro Fernandez e gjeti golin e parë pas asistimit të Ousmane Dembele (81’).

Kurse, ishte Warren Zaire-Emery që e vulosi fitoren për të shënuar nga një top i kthyer (85’).

PSG-ja me këtë fitore merr kreun e Ligue 1 me 60 pikë ndërsa Nice zë pozitën e 15-të me 27 sosh./Telegrafi/