PSG refuzon ta shesë Kvaratskhelia, por Arsenali ka plane më të mëdha për sulm

Gazetari i njohur, Fabrizio Romano, raporton se Paris Saint-Germain e konsideron Khvicha Kvaratskhelia si një lojtar absolutisht kyç në projektin e klubit. Pavarësisht lidhjeve të fundit me Arsenalin, kampionët francezë nuk kanë asnjë interes për ta ...

Sport

Gazetari i njohur, Fabrizio Romano, raporton se Paris Saint-Germain e konsideron Khvicha Kvaratskhelia si një lojtar absolutisht kyç në projektin e klubit.

Pavarësisht lidhjeve të fundit me Arsenalin, kampionët francezë nuk kanë asnjë interes për ta shitur yllin gjeorgjian.

Sipas Romanos, i cili foli në kanalin e tij në YouTube, PSG nuk do ta lejojë largimin e Kvaratskhelias gjatë afatit kalimtar veror.

Ndërkohë, Arsenali mbetet i vendosur për të forcuar repartin ofensiv në afatin kalimtar të ardhshëm.

Sipas të njëjtit burim, “Topçinjtë” pritet “patjetër të bëjnë diçka në sulm”, madje nuk përjashtohet mundësia për më shumë se një afrim, në varësi të largimeve dhe objektivave në treg.

Skuadra londineze ka regjistruar mbrojtjen më të mirë në Ligën Premier për të tretin sezon radhazi, duke pësuar numrin më të vogël të golave.

Megjithatë, në fazën sulmuese, Arsenali ka shënuar vetëm një gol më shumë se Manchester City, pavarësisht se ka zhvilluar një ndeshje më shumë.

Për këtë arsye, afrimi i një ose dy sulmuesve mund të jetë vendimtar për të rritur diferencën në krye të tabelës.

Krahu i majtë i sulmit shihet si zona më e mundshme për përforcim, duke marrë parasysh se Leandro Trossard do të mbushë 32 vjeç, ndërsa si ai ashtu edhe Gabriel Martinelli nuk kanë shënuar ende në kampionat gjatë këtij viti kalendarik.

Gjithashtu, një sulmues qendror i ri mund të afrohet nëse Gabriel Jesus largohet nga klubi gjatë verës. /Telegrafi/