PSG-ja fiton me lehtësi në shtëpi ndaj Toulouse

Paris Saint-Germain ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Toulouse me rezultat 3-1, në kuadër të javës së 28-të në kampionatin francez. Ndeshja nisi me dominimin e parisienëve, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 23-të. Pas një topi të kthyer ja...

Sport

Paris Saint-Germain ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Toulouse me rezultat 3-1, në kuadër të javës së 28-të në kampionatin francez.

Ndeshja nisi me dominimin e parisienëve, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 23-të. Pas një topi të kthyer jashtë zonës, Ousmane Dembele realizoi një gol spektakolar me një goditje të fuqishme drejt këndit të sipërm të djathtë, duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit kundërshtar për 1-0.

Megjithatë, reagimi i Toulouse nuk vonoi. Në minutën e 27-të, pas një goditjeje nga këndi, Rasmus Nicolaisen u shkëput më së larti në zonë dhe me një goditje të saktë me kokë barazoi shifrat në 1-1.

PSG riktheu epërsinë në minutën e 33-të. Pas një tjetër goditjeje nga këndi, Khvicha Kvaratskhelia devijoi topin me kokë drejt Dembeles, i cili nga afërsia nuk gaboi, duke shënuar golin e tij të dytë personal për 2-1.

Në pjesën e dytë, skuadra e drejtuar nga Luis Enrique menaxhoi lojën dhe krijoi raste të tjera. Në minutën e 54-të, Dembele realizoi sërish, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Goncalo Ramos i cili në minutën e 91-të shënoi për epilogun përfundimtar 3-1.

PSG-ja tani do të fokusohet në Ligën e Kampionëve, ku të mërkurën do të jetë nikoqire e Liverpoolit./Telegrafi/