Pse Oscars po humbasin shikueshmërinë: më pak fitime nga filmat, më pak interes nga publiku

Ceremonia më e ndjekur e çmimeve ‘Oscar’ ishte ajo e vitit 1998, kur filmi “Titanic” fitoi 11 çmime dhe u ndoq nga rreth 57 milionë shikues në ShBA.

Në atë kohë filmi ishte një fenomen global dhe filmi i parë që kaloi fitimet prej një miliard dollarësh, gjë që e bëri ceremoninë shumë tërheqëse për publikun.

Megjithatë, me kalimin e viteve interesimi për ‘Oscars’ ka rënë ndjeshëm.

– YouTube www.youtube.com

Nga 46 milionë shikues në vitin 1999, numri ra gradualisht në rreth 20 milionë në vitet e fundit, madje vetëm 10 milionë në vitin 2021 gjatë pandemisë.

Sipas ekspertëve, rënia e shikueshmërisë lidhet me disa faktorë: rënia e interesit për kinemanë tradicionale, ndryshimi i mënyrës së shikimit të përmbajtjes për shkak të platformave streaming dhe fakti që ceremonia shpesh konsiderohet më pak interesante për publikun e gjerë.

Në të kaluarën, fituesit e çmimit për ‘filmin më të mirë’ ishin shpesh edhe filmat më fitimprurës të vitit.

Filma si “Forrest Gump” apo “Dances with Wolves” ishin njëkohësisht suksese të mëdha në arkë.

Mikey Madison

Por në vitet e fundit shumë fitues janë filma me buxhet të vogël dhe më pak të njohur për publikun, ndërsa filmat më të mëdhenj komercialë, si filmat me superheronj apo fantazi, rrallë fitojnë çmime.

Si rezultat, publiku i gjerë shpesh nuk ka interes të madh për filmat e nominuar, gjë që ka ndikuar në uljen e shikueshmërisë së ceremonisë.

Në të ardhmen, ceremonia e ‘Oscars’ do të ndryshojë edhe mënyrën e transmetimit: nga viti 2028 ajo pritet të largohet nga televizioni ABC dhe të transmetohet në YouTube, gjë që mund të ndikojë në rritjen e audiencës. /Telegrafi/