Protesta para Kuvendit, shoqërohen 8 persona në komisariatin Nr.1

Nacionale

Këtë të enjte tetë persona janë të shoqëruar nga policia në komisariatin Nr.1 pas incidenteve të regjistruara në protestën e sotme para Kuvendit. Herë pas herë ka pasur përplasje dhe shtyrje me policinë nga ana e protestuesve të PD dhe deputetëve demokratë, ndërsa efektivët kanë reaguar duke përdorur spraj me piper në drejtim të tyre. […]

Madhësia e shkronjave

Këtë të enjte tetë persona janë të shoqëruar nga policia në komisariatin Nr.1 pas incidenteve të regjistruara në protestën e sotme para Kuvendit.

Herë pas herë ka pasur përplasje dhe shtyrje me policinë nga ana e protestuesve të PD dhe deputetëve demokratë, ndërsa efektivët kanë reaguar duke përdorur spraj me piper në drejtim të tyre.

Ndërkohë edhe nga krahu tjetër i hyrjes së Parlamentit, ku gjendet një qendër tregtare ka pasur përplasje të herëpashershme me policinë në drejtim të të cilës janë hedhur tymuese. /Euronews.al/