Libri më i ri i autorit Bujar Gashi, “Explore Kosova”, është promovuar, duke sjellë një botim të veçantë që i kushtohet pasurive kulturore dhe natyrore të Kosovës.
Ky libër, i përgatitur në dy gjuhë, synon të prezantojë vlerat e vendit si për publikun vendor, ashtu edhe për atë ndërkombëtar.

Përmes përmbajtjes së tij, ai shërben si një udhërrëfyes i pasur për të gjithë ata që duan të njohin më nga afër bukuritë natyrore të Kosovës.
Promovimi u mbajt në ambientet e Libraria Dukagjini, me pjesëmarrjen e dashamirëve të librit, studiuesve dhe të interesuarve për trashëgiminë e vendit.





