Prokuroria hodhi poshtë kallëzim penal të LDK-së për grantet në bujqësi, Peci paralajmëron masa ligjore ndaj Abdixhikut, Bajramit dhe Gurit për deklarim të rremë

Ish-ministri i Bujqësisë, Faton Peci, aktualisht kryetar i Mitrovicës së Jugut ka bërë të ditur se Prokuroria ka hedhur poshtë kallëzimin penal të Lidhjes Demokratike të Kosovës kundër tij për grantet në bujqësi. Peci në një postim në Facebook shkrua...

Nacionale
Reklame

Ish-ministri i Bujqësisë, Faton Peci, aktualisht kryetar i Mitrovicës së Jugut ka bërë të ditur se Prokuroria ka hedhur poshtë kallëzimin penal të Lidhjes Demokratike të Kosovës kundër tij për grantet në bujqësi.

Peci në një postim në Facebook shkruan se do të bëjë kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut, Hykmete Bajramit dhe Patris Gurit për kallëzim të rremë penal.

Prokuroria hedh poshtë kallëzimin penal të LDK-së kundër meje për grantet në bujqësi

Gjatë kohës sa isha ministër i bujqësisë, ky institucion u reformua rrënjësisht; ishte periudha kur fermerët, për herë të parë.

•Nuk dhanë më haraç për të përfituar grant.

•360 milionë euro të ndara për 130 mijë fermerë përfitues; nuk kishte asnjë rast të faktuar që dikush përfitoi jashtë kritereve të përcaktuara me ligj.

Nga 130 mijë fermerët përfitues u “gjurmua” dhe u “zbulua” se njëri ishte vëllai i një deputeteje, por nuk u gjet asnjë dëshmi e ndikimit tim, per faktin e thjesht sepse nuk ekzistonte.

Ndërkohë, gjatë intervistimit tim në prokurori, “mijushi” i LDK-së, Guri, kishte deklaruar se mezi pret të shihemi në gjykatë. Po, në gjykatë do të shihemi, sepse nga sot fillon përgatitja e kallëzimit penal për kallëzim të rremë penal, të ideuar nga Lumir Abdixhiku, të nënshkruar nga Hykmete Bajrami dhe propaganduar me shpifje e paturpësi nga “tellalli” i tyre, Guri.

Të tre do të kenë kallëzim penal për kallëzim të rremë, i cili nxiti një terror medial kundër meje, për më shumë se dy vite.

Kjo situatë ka qenë e vështirë për mua dhe familjen time, por gjithmonë kam qenë i bindur në drejtësinë dhe integritetin tim.

Prandaj, një gjë është e sigurt: në asnjë rast, asnjëherë, ne asnjë rrethane nuk kam kontaktuar askënd, udhëzuar ose rekomanduar as për subvencione, as për grante, as për ndonjë shpallje, kontratë apo tender, tek grupet profesionale, në këtë proces.

Jam krenar që ky institucion do të ketë sukses edhe pas përfundimit të mandatit tim, nga punët e mira që lamë pas!

Kushdo që ka objektiv dëmtimin e imazhit tim, le ta vazhdojë gjurmimin, por një gjë është e sigurt që qeverisja ime si ministër i bujqësisë shënon periudhën më të ndritur të lulëzimit në bujqësi, për një çerek shekulli.

Falënderoj të gjithë qytetarët që nuk u manipuluan nga kjo lojë e ulët e pistë dhe bizare. /Telegrafi/