Probleme tjera për Kosovën, Edon Zhegrova nuk luan ndaj Sassuolos si pasojë lëndimi?

Sulmuesi Edon Zhegrova nuk pritet të zhvillojë ndonjë minutë në sfidën ndaj Sassuolos, si pasojë e një lëndimi të vogël raporton gazeta e madhe italiane “Gazzetta dello Sport”. Ylli i Kosovës nuk luajti fare në ndeshjen e fundit, mirëpo në mediat ita...

Sport

Sulmuesi Edon Zhegrova nuk pritet të zhvillojë ndonjë minutë në sfidën ndaj Sassuolos, si pasojë e një lëndimi të vogël raporton gazeta e madhe italiane “Gazzetta dello Sport”.

Ylli i Kosovës nuk luajti fare në ndeshjen e fundit, mirëpo në mediat italiane raportohet se nuk do të paraqitet as këtë vikend, me trajnerin Luciano Spalletti që nuk preferon ta rrezikojë.

Siç raporton “Gazzetta dello Sport”, Zhegrova ka ndjerë një lodhje të madhe në stërvitje dhe ka një problem të vogël fizik.

“Juventusi rrezikon të bëjë pa Edon Zhegrovën kundër Sassuolos për shkak të një problemi të vogël fizik dhe lodhjes së akumuluar gjatë stërvitjeve. Spalletti dhe stafi mjekësor preferojnë të mos marrin asnjë rrezik, duke e vlerësuar deri në momentin e fundit nëse do ta përfshijnë të paktën në bankën rezervë”, thuhet ndër të tjera.

Mbetet të shihet nëse Zhegrova do të zhvillojë ndonjë minutë dhe në rast që jo, a do ta lejojë Juventusi që të udhëtojë për në Kosovë për play-offin e Kupës së Botës.

Kujtojmë, Kosova veçse është pa dy yjet si Amir Rrahmani e Leon Avdullahu, që mungojnë si pasojë e lëndimeve./Telegrafi/