Pritja e jashtëzakonshme e Courtois, që ndoshta Real Madridit ia siguroi kualifikimin në çerekfinale

Portieri i Real Madrid, Thibaut Courtois, tregoi edhe një herë pse konsiderohet portieri më i mirë në botë, duke bërë një ndërhyrje fantastike ndaj Manchester City.

Minuta e 75-të e ndeshjes në "Santiago Bernabeu" do të mbahet mend gjatë, kur Courtois arriti të ndalte një gjuajtje nga O'Reilly, që dukej e sigurt për gol.

Pas një gabimi katastrofik të mbrojtjes së Real Madridit, lojtari i Man City mori topin brenda zonës nga shtatë në tetë metra, ndërsa Courtois nuk ishte ende pozicionuar para vijës së portës.

Megjithatë, me refleks dhe lëvizje perfekte të këmbës, ai bllokoi topin dhe shmangu golin.