Prishtina dhe Ballkani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.
Prishtinasit janë nikoqir të therandasve në ndeshjen derbi të javës, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin e Kampit Nacional në Hajvali, me fillim nga ora 13:00.
Vendasit vijnë nga një seri prej pesë ndeshjesh pa fitore, e cila i ka dërguar në pozitën e katërt me shtatë pikë prapa Ballkanit dhe Dritës, por me emërimin e trajnerit të ri, Alban Dragusha, synojnë t’i kthehen fitoreve për të shkrirë diferencën e pikëve dhe për tu kthyer në garë.

Në anën tjetër, ekipi i Mislav Karoglan vjen nga dy fitore të mëdha në kampionat dhe synon të tretën radhazi apo së paku një barazim nga ky udhëtim i vështirë, për të mbetur në krye të tabelës.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Prishtina: Gjokaj; Mokono, Vitija, Mamengi, Bytyqi; Zeqiri, Taipi; Krasniqi, Baftiu, Veliu; Kryeziu;
Ballkani: Iljazi; Vokrri, Jashanica, Batarelo, Potoku; Domgjoni, Diene, Deliu; Tolaj, Giovanni, Kryeziu;





