Presidentja nis konsultimet me partitë politike për të caktuar datën e zgjedhjeve

Nacionale

<div><div><img width="640" height="381" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/03/osmani.png" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="815" height="485" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/03/osmani.png" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt=""></p>Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot në orën 08:00 nxori dekret për shpërndarje të kuvendit, pasi ky institucion dështoi ta zgjidhte presidentin e ri deri më 5 mars. Seanca e 5 marsit dështoi në mungesë kuorumi, meqë në sallë nuk ishin deputetët e partive opozitare. Burimet e IndeksOnlinet brenda presidencës kanë thënë se Vjosa Osmani […]</div>

Madhësia e shkronjave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot në orën 08:00 nxori dekret për shpërndarje të kuvendit, pasi ky institucion dështoi ta zgjidhte presidentin e ri deri më 5 mars.
Seanca e 5 marsit dështoi në mungesë kuorumi, meqë në sallë nuk ishin deputetët e partive opozitare.
Burimet e IndeksOnlinet brenda presidencës kanë thënë se Vjosa Osmani në orën 11:00 nis konsultimet me përfaqësuesit e partive politike për të caktuar më pas datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Indeksonline ka mësuar se datat që pritet të diskutohen janë 12, 19 dhe 26 prill.
Sipas Osmanit, Kushtetuta është e qartë: procedurat për zgjedhjen e presidentit mund të nisin 60 ditë para afatit të fundit, por procesi duhet të finalizohet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit aktual.