“Pranojmë humbjen, por nuk dorëzohemi”, Vojvoda vjen me një postim emocional pas humbjes nga Turqia

Pas humbjes së Kombëtares së Kosovës nga Turqia me rezultat 0-1 në finalen e “play-off”-it për Kupën e Botës, Mërgim Vojvoda ka reaguar me një mesazh emocional, duke reflektuar mbi momentin e vështirë dhe duke theksuar rëndësinë e unitetit brenda eki...

Sport
Reklame

Pas humbjes së Kombëtares së Kosovës nga Turqia me rezultat 0-1 në finalen e “play-off”-it për Kupën e Botës, Mërgim Vojvoda ka reaguar me një mesazh emocional, duke reflektuar mbi momentin e vështirë dhe duke theksuar rëndësinë e unitetit brenda ekipit.

Në postimin e tij në Instagram, Vojvoda përmendi me emër secilin bashkëlojtarë, duke e përshkruar dhomën e zhveshjes si simbol të lidhjes dhe forcës së përbashkët. Sipas tij, pavarësisht dhimbjes së humbjes, ekipi qëndron i bashkuar duke qeshur dhe duke qarë së bashku, si një familje e vetme.

Vojvoda bëri thirrje që askush të mos humbasë dëshirën për të bërë diçka të madhe për vendin, duke theksuar se pranimi i humbjes është pjesë e rrugës drejt suksesit. Ai nënvizoi gjithashtu se karakteri i shqiptarëve është të mos dorëzohen kurrë.

Në fund, mesazhi i tij përcolli optimizëm për të ardhmen, me një synim të qartë – rikthimin më të fortë dhe fokusin drejt objektivave të ardhshme, si Kampionati Evropian 2028.

Aro, Kresh, Fidi, Amir, Dion, Ilir, Lumi, Albian, Floki, Leart, Vesel, Lindon, Valonzy, Flo, Elvis, Hoxha, Ermal, Albion, Mili, Vedo, Viski, Saipo, Baton, Fisi, Leon, Rroni, Edon, muli, kore..

Mos lejoni kurrë që dikush t’ju heqë qoftë edhe një grimcë dëshire për të bërë diçka të madhe për këtë vend

Qajmë dhe qeshim së bashku, kjo Dhoma e Zhveshjes është uniteti ynë.

Pranoni humbjen, sepse kështu do të fitojmë. Shqiptari edhe besimtari kurrë nuk dorëzohet.