Sot (24.03.2026) në periudhën nga ora 08:00 deri në orën 12:00, Njësia Mobile për Siguri në Komunikacionin Rrugor e Sektorit për Çështje të Komunikacionit kreu kontroll aksionar në zonën e qytetit të Shkupit me qëllim kontrollin e shoferëve dhe mjeteve që përdoren për transport publik pasagjerësh.
Siç njoftojnë nga MPB, gjatë kontrollit, u shqiptuan gjashtë masa ndaj shoferëve që kryejnë transport publik pasagjerësh pa poseduar certifikatë mjekësore të detyrueshme, katër masa për automjete teknikisht të dëmtuara që përdoren për transport publik pasagjerësh, katër masa për transportimin e më shumë pasagjerëve nga sa është përcaktuar në lejen e trafikut, një masë për patentë shoferi të skaduar, një masë për drejtim autobusi me kategori të papërshtatshme shoferi, një masë për moskryerje të kontrollit të jashtëzakonshëm teknik të autobusit dhe tetë masa për kundërvajtje të tjera.

“Gjithashtu u paraqitën 14 kërkesa për fillimin e procedurës kundërvajtëse kundër personave juridikë dhe përgjegjës. Një person është privuar nga liria dhe një automjet është sekuestruar përkohësisht për kryerjen e një vepre penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik”, përkatësisht drejtim transporti publik pa patentë shoferi”.
“Kontrollet aksionale do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim me qëllim rritjen e sigurisë dhe mbrojtjes së përdoruesve të rrugës dhe pasagjerëve. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut, duke kontribuar kështu së bashku për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.





