Policia e Kosovës pranon donacion me pajisje fitnesi nga Regional Command East – KFOR

<div><div><img width="640" height="325" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/824349-policia-e-kosoves-pranon-donacion-me-pajisje-fitnesi-nga-regional-command-east-kfor.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="policia-e-kosoves-pranon-donacion-me-pajisje-fitnesi-nga-regional-command-east-–-kfor" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="690" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/824349-policia-e-kosoves-pranon-donacion-me-pajisje-fitnesi-nga-regional-command-east-kfor.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="policia-e-kosoves-pranon-donacion-me-pajisje-fitnesi-nga-regional-command-east-–-kfor" loading="lazy"></p>Policia e Kosovës  këtë javë ka pranuar  një donacion me pajisje fitnesi nga Regional Command East – KFOR, përkatësisht nga njësia KFOR 35 256TH IBCT, Camp Bondsteel, në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në vend. Ceremonia e dorëzimit të pajisjeve u mbajt në ambientet e Akademisë së Kosovës për</div>

Nacionale

Policia e Kosovës  këtë javë ka pranuar një donacion me pajisje fitnesi nga Regional Command East – KFOR, përkatësisht nga njësia KFOR 35 256TH IBCT, Camp Bondsteel, në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në vend.
Ceremonia e dorëzimit të pajisjeve u mbajt në ambientet e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, në prani të përfaqësuesve të lartë të Policisë së Kosovës dhe delegacionit të KFOR-it.
Në emër të Policisë së Kosovës, donacionin e pranoi Kolonel Taibe Canolli Brajshori, e cila shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe partneritetin profesional ndërinstitucional, duke theksuar rëndësinë e këtij kontributi për ngritjen e kapaciteteve të zyrtarëve policorë.
Sipas Policisë së Kosovës, pajisjet e reja do të shërbejnë për përmirësimin e kushteve të trajnimit fizik për zyrtarët policorë dhe personelin në trajnim. Trajnimi fizik konsiderohet element thelbësor për rritjen e gatishmërisë operacionale, përmirësimin e performancës profesionale dhe forcimin e kapaciteteve institucionale në funksion të sigurisë publike.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në avancimin e bashkëpunimit me partnerët strategjikë ndërkombëtarë, në frymën e transparencës, profesionalizmit dhe përmbushjes së misionit të përbashkët për garantimin e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit.