Policia e Kosovës intensifikon kontrollet për përdorimin e rripit të sigurisë në Gjilan

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka zhvilluar kontrolle të shtuara në rrugët e qytetit dhe rrethinat, në kuadër të planifikimeve operative të ROADPOL, me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve Gjatë 24 ...

Nacionale
Reklame

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka zhvilluar kontrolle të shtuara në rrugët e qytetit dhe rrethinat, në kuadër të planifikimeve operative të ROADPOL, me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve

Gjatë 24 orëve të fundit, zyrtarët policorë kanë shqiptuar 32 gjoba ndaj pjesëmarrësve në trafik për mos vendosjen e rripit të sigurisë në mjet. Policia rikujton se, sipas Ligjit për rregullat në trafikun rrugor:

Policia e Kosovës njofton se aktivitetet e shtuara të kontrollit në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, në kuadër të operacionit ROADPOL, për të garantuar siguri maksimale për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion. /Telegrafi/