Pochettino thyen heshtjen dhe flet për mundësinë e emërimit si trajner i Real Madridit

Mauricio Pochettino ka thyer heshtjen pas spekulimeve që e lidhin atë me mundësinë e emërimit si trajner i Real Madridit sezonin e ardhshëm.

Argjentinasi, aktualisht në krye të kombëtares së SHBA-ve, dha një përgjigje të kujdesshme kur u pyet për këto raportime.

“Epo, çdo gjë në kohën e vet; koha në futboll është ajo që gjithmonë përcakton rrjedhën. Futbolli do të të çojë aty ku do ai, jo aty ku dëshiron vetë njeriu”, ka deklaruar Pochettino.

Pochettino më parë ka drejtuar Tottenhamin, Paris Saint-Germainin dhe Chelsen, duke arritur deri në finale të Ligës së Kampionëve me Spurs në vitin 2019.