Përplasje mes Albatros Rexhaj dhe Dritan Hila, ky i fundit largohet nga emisioni

Në emisionin Now në Euronews Albania, me moderatoren Erla Mëhilli, këtë të mërkurë janë zhvilluar debate lidhur me fenomenin e korrupsionit. Mes të ftuarve në panel kanë qenë analisti Dritan Hila dhe Albatros Rexhaj. Gjatë fillimit të emisionit ka nd...

Nacionale

Në emisionin Now në Euronews Albania, me moderatoren Erla Mëhilli, këtë të mërkurë janë zhvilluar debate lidhur me fenomenin e korrupsionit.

Mes të ftuarve në panel kanë qenë analisti Dritan Hila dhe Albatros Rexhaj.

Gjatë fillimit të emisionit ka ndodhur një debat mes Rexhajt dhe Hilës lidhur me kulturën e korrupsionit në disa vende të Evropës, duke e lidhur me kontekstin shqiptar.

Hila: Ti nuk e njeh fare historinë, nuk e di për çfarë po flet. Po më tregon përralla mua. Kur je injorant në këtë punë, mos u fut fare.

Rexhaj: Ti si njeh fare ata, ti s’ke lidhje fare. As gjuhën e tyre nuk e di fare.

Pas këtij debati, Hila është larguar nga emisioni i irrituar. /euronews/