Sipas të dhënave të reja të Pentagonit, lufta e Shteteve të Bashkuara në Iran i shkaktuar viktima dhe të lënduar.
Nga ky numër, 247 janë pjesëtarë të ushtrisë së tokës, 63 të marinës, 19 marinë dhe 36 të forcave ajrore.
Shumica e ushtarëve të lënduar janë rikthyer tashmë në detyrë, njoftoi më parë Komanda Qendrore e SHBA-së, shkruan wallstreeetjorunal.

Numri i të vdekurve mbetet 13, sipas të dhënave ushtarake. Shtatë prej tyre regjistrohen si të vdekur në operacione armiqësore, përfshirë gjashtë që u vranë në një sulm iranian në Kuvajt dhe një person që vdiq pas plagosjes në Arabinë Saudite.
Gjashtë të tjerët, që vdiqën nga rrëzimi i një aeroplani amerikan për furnizim me karburant në ajër, klasifikohen si vdekje jo të shkaktuara nga veprimtaria armiqësore.
Ndërkohë, ende nuk është gjetur një anëtar i ekuipazhit të aeroplanit luftarak amerikan F-15 që u rrëzua mbi Iran, dhe po zhvillohet një operacion intensiv kërkimi nga forcat iraniane dhe amerikane.
Gjatë shpëtimit të pilotit, të paktën një anëtar i ekuipazhit të helikopterit është plagosur. /Telegrafi/





