Pentagoni konfirmon se shefi i shtabit të Ushtrisë amerikane do të dalë në pension

Pas raportimeve të mediave amerikane, Pentagoni tani ka konfirmuar atë që ka qarkulluar në media gjatë orës së fundit. Gjenerali Randy George, sipas tyre, do të dalë në pension – me efekt të menjëhershëm, shkruan skynews. Raportime të ndryshme në SHB...

Bota
Reklame

Pas raportimeve të mediave amerikane, Pentagoni tani ka konfirmuar atë që ka qarkulluar në media gjatë orës së fundit.

Gjenerali Randy George, sipas tyre, do të dalë në pension – me efekt të menjëhershëm, shkruan skynews.

Raportime të ndryshme në SHBA, kanë bërë të ditur se Sekretari amerikan i Luftës ka ndërmarrë hapa për ta shkarkuar George.

Sipas dy zyrtarëve, pritej që ai të qëndronte më gjatë në këtë detyrë, të paktën deri në verë.

George ishte shefi i 41-të i shtabit të Ushtrisë amerikane dhe e mori këtë detyrë në shtator të vitit 2023.

Largimi i tij është vetëm rasti më i fundit në një seri prej më shumë se një duzinë shkarkimesh të gjeneralëve dhe admiralëve të lartë nga Pete Hegseth që kur mori detyrën si Sekretar i Luftës. /Telegrafi/