Sot, më 8 prill 2026, është pensionuar profesori i kimisë, Naip Alishani, duke përmbyllur një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në shërbim të arsimit.
Prof. Naip Alishani ka lindur më 8 prill 1961 në fshatin Breznicë, në komunën e Bujanocit. Arsimin fillor e përfundoi në shkollën “Migjeni” në vendlindje, ndërsa arsimin e mesëm në Gjilan. Studimet universitare i kreu në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, në drejtimin Kimi, ku fitoi titullin profesor i kimisë.
Gjatë veprimtarisë së tij shumëvjeçare në arsimin e mesëm, prof. Alishani dha një kontribut të rëndësishëm në edukimin dhe formimin e brezave të tërë të nxënësve. Ai u shqua për profesionalizëm të lartë, përkushtim dhe korrektësi në punë, duke u bërë shembull për kolegët dhe nxënësit.
Me rastin e pensionimit, kolektivi i shkollës e falënderoi përzemërsisht për angazhimin dhe kontributin e tij ndër vite. Në shenjë mirënjohjeje dhe në përputhje me traditën e shkollës, prof. Alishani u nderua me një orë dore, simbol i kohës dhe përkushtimit të tij ndaj arsimit.
Kolektivi i shkollës i uron atij shëndet, mbarësi dhe një jetë të qetë e të lumtur në pension.
Pensionohet profesori i kimisë, Naip Alishani pas një karriere të gjatë në arsim
Sot, më 8 prill 2026, është pensionuar profesori i kimisë, Naip Alishani, duke përmbyllur një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në shërbim të arsimit.Prof. Naip Alishani ka lindur më 8 prill 1961 në fshatin Breznicë, në komunën e Bujanocit. Arsimin fillor e përfundoi në shkollën “Migjeni” në vendlindje, ndërsa arsimin e mesëm në Gjilan. […]






