Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, ka reaguar ndaj qëndrimeve të Partisë Demokratike të Kosovës, e cila ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja si zgjidhje për situatën politike në vend.
Reagimi i saj vjen pasi PDK, pas mbledhjes së kryesisë, vlerësoi se vendi ndodhet në krizë dhe se “rruga e vetme për daljen nga kjo situatë është kthimi te qytetari përmes zgjedhjeve të reja”.

Në këtë kontekst, Kryeziu-Hyseni ka kritikuar këtë qasje, duke sugjeruar se zgjidhjet ekzistojnë, por mungon vullneti politik për t’i zbatuar ato.
“Pra, nuk qenka puna që s’ka zgjidhje, por zgjidhje nuk po duan. Po duan zgjedhje. Sepse kështu dëmi ndaj vendit është më i madh,” ka shkruar ajo. /Telegrafi/





