Pas puthjes së Brikenës me Mateon, Gjyste Vulaj: Ndjenjat nuk shkruhen me skenar

Më në fund ka ndodhur puthja në mes të Brikena Selmanit dhe Mateo Borrit. Dyshja shkëmbyen puthjen e parë në buzë, gjersa ishin bashkë në dhomë të rrëfimit. Për këtë u bë një reagim nga këngëtarja Gjyste Vulaj, e cila është një mbështetëse e modeles ...

Magazina

Më në fund ka ndodhur puthja në mes të Brikena Selmanit dhe Mateo Borrit.

Dyshja shkëmbyen puthjen e parë në buzë, gjersa ishin bashkë në dhomë të rrëfimit.

Për këtë u bë një reagim nga këngëtarja Gjyste Vulaj, e cila është një mbështetëse e modeles nga Kosova.

Ajo thotë fjalë të bukura për Brikenën, duke shtuar se ndjenjat nuk mund të shkruhen me skenar.

“Mund të jetë lojë e nisur…por ndjenjat nuk shkruhen me skenar. Të ruajt Zoti oj çikë, e ta bëftë rrugën e bardhë siç e ke zemrën”, u shpreh ajo.

Tutje tha: “E bukur brenda dhe jashtë, ashtu siç ka ditur vetëm Zoti me të kriju”.

Këngëtarja i ka dërguar mesazh Brikenës edhe në Big Brother, duke i treguar se e ka fanse të madhe. /Telegrafi/