Pas Erblin Osmanit, edhe një shqiptar tjetër mund të debutojë në Bundesliga me Bayern Munichun

Numri i futbollistëve shqiptarë që po arrijnë të fitojnë vëmendje në Bundesliga veçse po rritet. Së fundmi, mesfushori nga Gjilani Erblin Osmani debutoi për Bayernn Munichun në përballjen ndaj Union Berlinit, mirëpo gjasat duken reale që ta shohim ed...

Sport

Numri i futbollistëve shqiptarë që po arrijnë të fitojnë vëmendje në Bundesliga veçse po rritet.

Së fundmi, mesfushori nga Gjilani Erblin Osmani debutoi për Bayernn Munichun në përballjen ndaj Union Berlinit, mirëpo gjasat duken reale që ta shohim edhe një futbollist shqiptar të luajë nën urdhrat e Vincente Kompany.

Siç raportojnë mediat gjermane, Kompany ditët e fundit ka ftuar edhe disa talentë të tjerë në ekipin e parë, ku përpos Osmanit, ftesë mori edhe sulmuesi i krahut të djathtë, Skender Nuraj.

Nuraj është vetëm 16-vjeçar që luan për Bayernin U17, kurse luan në dy krahët e sulmit, pra pozita kryesore si sulmues i djathtë, por përshtatet mirë edhe në krahun e majtë.

Nuraj u ftua për herë të parë në stërvitje me Bayernin së bashku me talentët si Philipp von Tauve, Simon Schaff, Adam El-Chaar, Leopold Schmid, Richard Ajayi, Thibault Maspimby dhe Frank Egëuatu.

Përndryshe, edhe Nuraj përfaqëson Gjermaninë në nivelin ndërkombëtar, ku së fundmi ishte pjesë e grupmoshave U15./Telegrafi/