Pas dorëheqjes së Avdylit, Guxo: Nuk përfshihemi në debate të ulëta dhe as në linçime publike

Partia Guxo ka konfirmuar se deputeti Haxhi Avdyli ka dhënë dorëheqje nga kjo parti, duke theksuar se vendimi i tij është pranuar nga kryesia e subjektit politik.

Në një komunikatë për media, Guxo bëri të ditur se për dorëheqjen e Avdylit kanë marrë vesh përmes mediave dhe rrjeteve sociale.

“Nga media dhe nga rrjetet sociale, kemi kuptuar se deputeti Haxhi Avdyli paska dhënë sot dorëheqje nga Partia Guxo”, thuhet në reagimin e partisë.

Sipas komunikatës, kryesia e partisë e ka pranuar dorëheqjen e tij dhe e konsideron atë si një vendim të vullnetshëm.

“Kryesia e Partisë Guxo e pranon këtë dorëheqje dhe e sheh si të drejtën dhe zgjedhjen e tij të vullnetshme dhe të pakontestueshme”, thuhet më tej në reagim.

"Thirrjet për pushkatim ndaj Osmanit" – jep dorëheqje nga Guxo, Haxhi Avdyli