Pas aludimeve në rrjet, Sasa ironizon në fotografinë me Hygertën: Pushimet me të dashurin

Magazina

Sasa Hoda ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me disa foto të publikuara nga pushimet buzë detit, duke ngjallur menjëherë kuriozitet dhe aludime për shoqërinë e saj gjatë ditëve të relaksit. Megjithatë, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova ka vendosur t’i shuajë zërat në mënyrë ironike dhe pa lënë vend për interpretime. Në vend të ndonjë […]

Madhësia e shkronjave

Sasa Hoda ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me disa foto të publikuara nga pushimet buzë detit, duke ngjallur menjëherë kuriozitet dhe aludime për shoqërinë e saj gjatë ditëve të relaksit.

Megjithatë, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova ka vendosur t’i shuajë zërat në mënyrë ironike dhe pa lënë vend për interpretime.

Në vend të ndonjë ‘misteri’ apo spekulimi për partner, Sasa ka zbuluar se pushimet po i kalon në shoqërinë e mikes së saj të afërt, moderatores dhe ish-finalistes Hygerta Sako.

Për ta bërë situatën më të lehtë dhe për të ironizuar kuriozitetin e rrjeteve sociale, ajo ka publikuar një selfie nga plazhi ku shkruan me humor: “Pushimet me të dashurin”.

Ky postim u interpretua si një batutë ndaj komenteve të shumta për jetën e saj private, duke treguar se dyshja po shijon ditët e verës mes miqësisë, humorit dhe relaksit, larg çdo spekulimi për romanca të reja.

Ajo siç dihet vazhdon të jetë beqare dhe me angazhime pas Big Brother VIP Kosova.

Sa ishte brenda shprehu një pëlqim për këngëtarin Kushtrim Kelani, i cili ditë më parë u pa me Aurora Rrustën duke shkëmbyer puthje në një klub në Prishtinë. /Telegrafi/