Në Kosovë, gjatë ditës së sotme, 10.04.2026, pritet të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa në disa zona malore do të ketë vranësira të lehta.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 dhe 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale parashihen të arrijnë nga 8 deri në 11 gradë Celsius.

Po ashtu, era do të fryjë nga drejtimi veriperëndimor me një shpejtësi prej 1 deri në 5 metra për sekondë. /Telegrafi/





