Pamje që thuhet se tregojnë një projektil që goditi zonën qendrore të Izraelit – dhe shpërthimi ishte i madh

Në disa pamje që po qarkullojnë në mediat sociale, të publikuara edhe nga mediumi prestigjioz Al Jazeera thuhet se shihet një projektil që goditi zonën qendrore të Izraelit. Si pasojë, sipas përshkrimit të videos, ky sulm ka shkaktuar një shpërthim t...

Bota
Reklame

Në disa pamje që po qarkullojnë në mediat sociale, të publikuara edhe nga mediumi prestigjioz Al Jazeera thuhet se shihet një projektil që goditi zonën qendrore të Izraelit.

Si pasojë, sipas përshkrimit të videos, ky sulm ka shkaktuar një shpërthim të madh.

Sulmi vjen pasi Irani ka thënë se do të vazhdojë të “kundërpërgjigjet” ndaj sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit.

Që nga fillimi i luftës së SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, përveç dëmeve materiale, janë raportuar edhe disa të vdekur në Izrael.

Konflikti ka shkaktuar gjithashtu mijëra viktima në Iran dhe ka tensionuar tërë rajonin.

Dhe pamjet kanë ardhur pak orë para se presidenti amerikan, Donald Trump ka kërkuar nga Irani të bëjë një marrëveshje ‘para se të jetë tepër vonë’.

“ËSHTË KOHA QË IRANI TË BËJË NJË MARRËVESHJE PARA SE TË JETË SHUMË VONË”, shkroi ai, në stilin e tij të zakonshëm me shkronja të mëdha. /Telegrafi/