Pamje nga ambienti luksoz ku po mbahet dasma e Brikenës me Mateon

Brikena Selmani dhe Mateo Borri po kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë në Big Brother VIP Albania 5. Dyshja, të cilët nisën njohjen në këtë format, kanë zgjedhur Kristi Malajn për të bërë celebrimin e tyre. Veç kësaj, është bërë një ambient luksoz me detaje në ngjyrë të bardhë, për çiftin e ri. Ndërkaq, për […]

Magazina

Brikena Selmani dhe Mateo Borri po kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë në Big Brother VIP Albania 5.

Dyshja, të cilët nisën njohjen në këtë format, kanë zgjedhur Kristi Malajn për të bërë celebrimin e tyre.

Veç kësaj, është bërë një ambient luksoz me detaje në ngjyrë të bardhë, për çiftin e ri.

Ndërkaq, për të performuar është zgjedhur këngëtari i njohur, Gena.

Do të ketë një natë të zjarrtë dhe me atmosferë të mrekullueshme për natën e veçantë.

Kjo është dasma e dytë që po organizohet në këtë reality shou pas Selin dhe Gimbos.

Mbetet për t’u parë se si do të ecë kjo marrëdhënie pas mbarimit të spektaklit. /Telegrafi/