7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i cili mbijetoi falë gjuhës shqipe.
Kështu u shpreh Presidentja Vjosa Osmani në urimin e saj për Ditën e Mësuesit.
Në mesazh, ajo thotë se shkolla shqipe ishte akt qëndrese, në shtëpi, në bodrume e në kushte sakrifice.
“Në kohë përndjekjesh, mësuesit shqiptarë nuk u dorëzuan. E mbajtën gjallë gjuhën, librin dhe ëndrrën e një kombi që donte të jetonte i lirë. Nga banka e parë e shkollës deri te universitetet, është i njëjti mision, të rrisim breza që e duan gjuhën, atdheun dhe lirinë”.
“Prandaj, 7 Marsi është një ditë mirënjohjeje dhe respekti për çdo mësues që, përmes dijes dhe përkushtimit edukon brezat dhe forcon themelet e shtetit”, deklaroi presidentja Osmani në mesazhin e saj, të cilin e përmbylli me fjalinë: “Urime 7 Marsi të gjithë mësuesve
Osmani: 7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i cili mbijetoi falë gjuhës shqipe
<div><div><img width="550" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/03/826876-osmani-7-marsi-eshte-festa-e-shpirtit-te-kombit-tone-i-cili-mbijetoi-fale-gjuhes-shqipe.webp" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="osmani:-7-marsi-eshte-festa-e-shpirtit-te-kombit-tone,-i-cili-mbijetoi-fale-gjuhes-shqipe" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="550" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/03/826876-osmani-7-marsi-eshte-festa-e-shpirtit-te-kombit-tone-i-cili-mbijetoi-fale-gjuhes-shqipe.webp" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="osmani:-7-marsi-eshte-festa-e-shpirtit-te-kombit-tone,-i-cili-mbijetoi-fale-gjuhes-shqipe"></p>7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i cili mbijetoi falë gjuhës shqipe. Kështu u shpreh Presidentja Vjosa Osmani në urimin e saj për Ditën e Mësuesit. Në mesazh, ajo thotë se shkolla shqipe ishte akt qëndrese, në shtëpi, në bodrume e në kushte sakrifice. “Në kohë përndjekjesh, mësuesit shqiptarë nuk u dorëzuan.</div>






