Orët vendimtare për Presidentin – të gjitha zhvillimet në kohë reale

Kosova ka hyrë sot në ditën kyçe për zgjedhjen e presidentit të ri, ku deri tani nuk ka një marrëveshje politike për emrin që do të marrë postin e kreut të shtetit. Takimet ndërmjet liderëve politikë, duke përfshirë kryeministrin Albin Kurti me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, kanë dështuar të sigurojnë konsensus. Presidentes aktuale, Vjosa Osmani, i skadon mandati pesëvjeçar më 4 prill, por Kuvendi duhet të votojë për presidentin për mandatin e ri më së largu deri sot 5 mars ora 24:00. Presidentja Osmani e ka bërë të ditur synimin për një mandat shtesë, mirëpo votat e nevojshme duket se nuk i ka. LVV ka propozuar së fundmi Glauk Konjufcën si kandidat për president. Sipas Kushtetutës dhe procedurave parlamentare, nëse dështon procesi i zgjedhjes së presidentit në tri raunde votimi në Kuvend, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. Telegrafi që nga e hëna ka nisur të raportojë për zhvillimet rreth këtij procesi dhe do të vazhdojë t’ju mbajë të informuar. 05/03/2026 14:59- Këshilltari i Kurtit: Vetëvendosje nuk ia ka borxh Vjosa Osmanit ta bëjë presidente Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me debatin për zgjedhjen e presidentit të Kosovës dhe rolin e Vjosa Osmani në këtë proces. Zulfaj ka theksuar se Osmani është zgjedhur në dy nga pozitat më të larta shtetërore falë votave të Lëvizja Vetëvendosje. Në reagimin e tij, Zulfaj ka thënë se Osmani është figurë e respektuar, por sipas tij Vetëvendosje nuk ka obligim ta mbështesë për një mandat tjetër. Lajmi i plotë KËTU. 05/03/2026 14:20- Osmani nuk tregon nëse do t’i marrë nënshkrimet e ofruara nga LVV Presidentja Vjosa Osmani pas ceremonisë së rreshtimit të kuadrateve të FSK-së nuk ka treguar nëse do të marr nënshkrimet e ofruara nga Lëvizja Vetëvendosje për të hyrë në garën pë…